Sot, më datë 03.07.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, zhvilloi takimin e radhës të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit në kuadër të zbatim të Urdhrit Nr. 90, datë 01.03.2019, ngritur nga Prefekti i Qarkut Tiranë “Për Ngritjen e Grupit të Monitorimit dhe Kontrollit të masave nga subjektet shtetërore dhe private për sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2019”, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkia Rrogozhinë, Këshilli i Qarkut Tiranë, Drj.Vendore e Policisë etj. Znj.Jahollari vuri theksin tek ushtrimi i detyrave funksionale të çdo institucioni dhe zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi, për të garantuar një jetë të sigurtë dhe cilësore të pushuesve, si dhe kërkoi nga anëtarët e Grupit të monitorimit raportimin periodik mbi punën e bërë dhe problematikat e konstatuara, për të qënë sa më operativ për zgjidhjen e tyre me efektivitet dhe në kohë reale.