Sot, më datë 08.01.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari zhvilloi takimin me drejtorët rajonalë në zonën e Kavajës ku ishin të pranishëm Nënprefekti i Qarkut Tiranë z.Bashkim Haxhiu, Shefi i Komisariatit të Policisë z. Sali Skura, drejtori kujdesit shendetesor Kavaje z.Klodian Shehu, drejtori ASHK Kavaje z.Ylber Nurcja, drejtoresha e zyrës arsimore Kavajë znj.Majlinda Cara, drejtori i zyrës arsimore Rrogozhinë z.Luan Shehu, drejtori Zyrës së Shërbimit të Punësimit z. Dorian Teferici, si dhe drejtoresha e ADISA znj. Dorina Uku etj. Gjatë takimit u diskutua për problematikën e institucioneve gjatë vitit 2019 si dhe objektivat për vitin në vazhdim. Prefekti Qarkut Tiranë kërkoi raportime periodike mujore nga secili institucion dhe ofroi mbështetjen në trajtimin e nevojave apo kërkesave që kanë në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe shërbim sa më cilësor në drejtim të qytetarëve. Pjesëmarresit në këtë takim diskutuan në lidhje me realizimin e objektivave të tyre dhe ecurinë e zyrave vendore përkatëse. Problem mbetet shtimi i nr. të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin apo Qendrat Shëndetësore të Kavajës. Në arsim si rezultat i tërmetit janë të papërdorshme 3 shkolla në Kavajë dhe 2 shkolla në Rrogozhinë ku mësimi po zhvillohet me dy turne në shkollat e zonave përreth. Nga ana e Prefektes u kërkua reduktimi i klasave kolektive në fshatrat e zonës kryesisht në Sinaballaj dhe Lekaj.