Me datë 01.08.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi takimin me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë.
Në këtë takim u diskutua për zgjidhjen e problemit dhe përfundimin e aksionit të ndërhyrjes te pallati “Edal” në Njësinë Nr.8, si dhe marrjen e masave parandaluese dhe reaguese kundra zjarrit; për pastrimin e kanaleve kulluese; për gjendjen e rezervuareve dhe problematikave të tjera të emergjencave civile.