Në zbatim të Vendimit të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile nr.15, datë 25.04.2020, sot më datë 13.05.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj. Jahollari zhvilloi mbledhjen e rradhës së grupit të monitorimit dhe kontrollit në kuadër të Task Forcës Vendore në Qarkun Tiranë, për garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në subjektet e lejuara të ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues në rang drejtorësh të Institucioneve si më poshtë: Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Qarku Tiranë, Drejtoria Rajonale e AKU, Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës. Gjatë këtij takimi u raportua mbi ecurinë e proçesit të monitorimit deri tani nga secili institucion për zbatimin e kontrolleve nga grupet e punës, si dhe u rakordua mbi planin e punës për ditët në vazhdim për subjektet që do të monitorohen, zonat dhe grupet e terrenit.