Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari, në datë 02.11.2020, priti në takim z.Shpati Kolgega, Drejtorin Rajonal të Postës Shqiptare. Në këtë takim u diskutua për realizimin e detyrave në funksion të përgjegjësive që ka ky institucion, zbatimi me rigorozitet i masave anti-COVID 19 në sherbimet ndaj qytetarëve si dhe për shmangien e grumbullimeve në pikat e shpërdarjes së pensioneve në Qarkun e Tiranës. Zj.Jahollari ndër të tjera theksoi se rëndësia e shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy institucioneve, ndikon në rritjen e cilësisë së sherbimeve ndaj qytetareve.