Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari priti në takim Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore znj. Gerta Lubonja, si dhe Prof As.Enkelejda Gjinali, pedagoge ne Universitetin Politeknik të Tiranës. Ky takim u organizua në kuadër të diskutimeve të një Projekti të BE për mirëmenaxhimin, si dhe trajnimin e Këshillave të Basenit Ujor. Në fund të takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional, koordinimin dhe mbarëvajtjen e punës për mirëmenaxhimin e ujrave, si një aset e vlerë mbarëkombëtare dhe roli e rëndësia e vendimmarrjes nga Këshilli I Basenit Ujor.