Sot më datë 01.06.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari bëri një inspektim në terren për të parë nga afër masat e marra nga Bashkia Vorë për heqjen e mbetjeve urbane përgjate lumit Tirana.
June 23, 2020
Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari priti në takim Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore znj. Gerta Lubonja, si dhe Prof As.Enkelejda Gjinali, pedagoge ne Universitetin Politeknik të Tiranës.
June 23, 2020

Sot më datë 02.06.2020 në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua takimi i radhës i Task-Forcës Vendore në nivel qarku, për bashkëpunim dhe koordinim, në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike i cili u drejtua nga Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari.

Sot më datë 02.06.2020 në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u zhvillua takimi i radhës i Task-Forcës Vendore në nivel qarku, për bashkëpunim dhe koordinim, në lidhje me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike i cili u drejtua nga Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari.  Në këtë takim morën pjesë:  znj. Alma Mele nga Ministria e Brendshme, Z. Dhimitraq Ziu, Zv/ Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë,  z.Andi Seferi, N/Kryetar i Bashkisë Tiranë, Erindi Bejko, Drejtor i Përgjithshëm në  Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi, Administrimit të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile në  Bashkinë Tiranë,  përfaqësues nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet, anëtarë të Task-Forcës Vendore.  Në këtë takim u diskutua për formatin e ri të raportimit periodik në mënyrë tabelare, të pasqyruar me shifra konkrete, përcaktimin e personave përgjegjës të cilët do të menaxhojnë marrjen dhe dërgimin e informacioneve përkatëse në afatin e kërkuar, vëmendjen e shtuar  për zonat me risk të lartë, si dhe për menaxhimin e situatës së zjarreve. Në këtë takim, u evidentua se për periudhën 5-mujore nuk ka pasur problematika dhe u la si detyrë  të punohet për intensifikimin e kontrolleve në terren dhe sensibilizim të komuniteteve, duke pasur parasysh edhe sezonin, në të cilin kultivohen bimët narkotike. Objektivi kryesor është parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike dhe çrrënjosja e tyre nga territori i Qarkut Tiranë.

Comments are closed.