Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi një takim në ambientet e Bashkisë Tiranë me nënkryetarin z.Andi Seferi. Në këtë takim u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për realizimin e objektivave e detyrimeve ligjore në situatën COVID-19 si dhe masave të marra për përballimin e emergjencave civile verore.