Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi një takim pune me Drejtoreshën e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë znj.Keti Luarasi. Ky takim u realizua në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional ku u diskutua rreth ndarjes administrative dhe territoriale në qark me qëllim rritjen cilësore të sherbimeve ndaj qytetarëve.