Në zbatim të detyrave për monitorim të masave anti COVID-19, sot më datë 25.08.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi takimin e radhës të Task Forcës vendore anti COVID-19, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, Instituti i Shëndetit Publik, Inspektoriati i Punës, Policia Bashkiake Tiranë, IKMT, DROSHKSH. Në këtë takim u diskutua në lidhje me grupet e masave anti COVID-19, ku u raportua për punën e bërë deri më tani në terren si dhe u la që grupet aktuale do të vijojnë monitorimin sipas grupeve të krijuara, në subjektet përkatëse.