Më datë 19.09.2018, Prefekti Qarkut Tiranë, mori pjesë në stërvitjen e zhvilluar në Njësinë Adiministrative Farkë, për menaxhimin e evakuimin e popullatës në rast fatkeqësie natyrore. Demostrimi u organizua nga Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës në bashkëpunim me forcat vullnetare dhe kryqin e kuq. Të pranishëm ishin Nënkryetari Bashkisë Tiranë z. Arbjan Mazniku dhe Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile z. Haki Cako. Stërvitja kishte si qëllim demostrimin e ngritjes së kampit dhe trajtimit të njerëzve në raste emergjence. Prefekti në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Emergjencave Civile në Qarkun e Tiranës përgëzoi iniciativën e ndëmarr nga organizatorët për zhvillim e kësaj stërvitjeje. Gjithashtu znj. Jahollari theksoi se organizime të tilla duhen bërë më shpesh për të qënë të përgatitur si të reagojmë dhe për të krijuar një kulturë te popullata e strukturat duke sensibilizuar, informuar e reaguar.