Më datë 16.07.2018 Prefekti Qarkut Tiranë znj. Suzana Jahollari, zhvilloi takimin me Kryetarin e Bashkisë Durrës z. Vangjush Dako dhe Prefektin e Qarkut Durrës z. Roland Nasto. U diskutua për problematikat e Task Forcës së Turizmit dhe sigurinë në plazhe. Marrja e masave për zbatimin e detyrimeve ligjore për vrojtuesit e plazhit është emergjente si dhe vendosja e sinjalistikës.