Sot më datë 19.07.2018 Prefekti Qarkut Tiranë znj. Suzana Jahollari, zhvilloi takimin për projektin e rehabilitimit të Përroit të Limuthit. Të pranishëm ishin Zëvendësministri I Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë z. Artan Shkreli, Drejtori I Institutit të Ndërtimeve z. Agron Hysenlliu dhe arkitekti italian z. Cosimo Pellegrino. Nga studimi i kryer ka lindur si domosdoshmëri rehabilitimi i 1 km të lumit dhe krijimi i zonave të ekspansionit në menyrë që të shmangen përmbytjet që zona e City Park pëson sa herë bien reshje masive.