Më datë 14.01.2020 Prefektit i Qarkut Tiranë Zj Suzana Jahollari priti në takim z.Edmond Vorpsi, Kryetar i Zyrës Vendore të Avokaturës së Shtetit , në lidhje me çështjet gjyqësore në proces, në të cilat është palë, Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë. Proçesi i verifikimit dhe shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore me datë 31.12.2019 përfundoi afatin ligjor. Në këtë takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve. Nga ana zj.Jahollari nje ndër problematikat që u ngritën ishte, Vendimi i Komisionit Qeveritar të Tokës nr.3 datë 24.12.2019 ku ndër të tjera thuhet se dosjet e vendimeve për të cilat gjykata nuk ka dhënë ende vendim të formës së prerë, Institucioni i Prefektit I dorëzon në Avokaturën e Shtetit.