Në vijim të aktiviteteve në përkujtim të 75-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, Prefektja e Qarkut Tiranë ditën e sotme ishte e ftuar në veprimtarinë e organizuar tek Muzeu Historik Kombëtar nga Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin, Z. Petro Koçi, Zv/ministër i Mbrojtjes, Z. Andi Seferi, Nënkryetar i Bashkisë Tiranë, Z. Gentian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Z. Moikon Zeqo, Publicisti, Studiuesi, Profesor i nderuar, si dhe përfaësues të shumtë nga shqipëria e kosova të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Znj.Jahollari në fjalën e rastit të mbajtur, theksoi se në këtë përvjetor, ashtu si dhe në përvjetorët e kaluar dhe në përvjetorët që do të vijnë, ne kurrë nuk do të reshtim së përmenduri se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare, është ngjarja historike me rëndësinë më të madhe për kombin tonë, ngjarje që shënon gur kilometrik në historinë e lavdishme të popullit dhe vendit tonë, ngjarje që na rreshtoi në krahun e Aleancës me fitimtarët, na rreshtoi në krahun e duhur të historis.