Sot, më datë 15.10.2019, Prefektja e Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari mori pjesë ne takimin që u zhvillua nga Ministria e Financave në kuadër të “Diskutimit buxhetor për vitin 2020”. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqëques te trupës diplomatike nga BE, zyrtarë të lartë nga ministria e Financave, ministria e Brendshme, Kryetarët e të gjitha bashkive të vendit, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Në këtë takim u prezantuan përpjekjet e bashkive për monitorimin e performancës së tyre buxhetore, lidhjen e parave të shpenzuara me arritjet e rezultatet, të mundësuara nga buxheti i performancës. Reforma e Financave Publike 2014-2020 në nivelin lokal synon të sigurojë një sistem të financave publike që promovon transparencën, përgjegjshmërinë, disiplinën fiskale dhe efikasitetin në menaxhimin dhe përdorimin e burimeve publike për ofrimin e shërbimeve më të mira dhe zhvillimin ekonomik.