Sot, më datë 14.01.2020 sektori i Emergjencave Civile pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, priti në takim z.Trund HUSBY përfaqësues i UN OCHA si dhe z.Arben Molla përfaqësuesi i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Në këtë takim u diskutua mbi situaten aktuale të post termetit të datës 26.11.2019, për zonat më të prekura nga tërmeti, njerëzit të cilët aktualisht po jetojnë në çadra, për nevojat e deritanishme, trajtimin me bonus qeraje, etj. Pjesë e diskutimeve shumë të rëndësishme është dhe ecuria e mëtejshme në lidhje me fazën e rimëkëmbjes dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë me UN OCHA.