Në kuadër të 5 Majit, ditës së Dëshmorëve të Atdheut, Shoqata ”Martirë Të Policisë Së Shtetit” organizoj një event në shenjë respekti ndaj 222 policëve të rënë në krye të detyrës. Znj.Suzana Jahollari Prefekti Qarkut Tiranë dhe Z.Andi Seferi nënkryetari Bashkisë Tiranë, u takuan me secilën prej familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës, duke ju shprehur mirënjohje të thellë dhe gadishmëri për t’ju ndënjur pranë e mbështetur në cdo moment.