Masa parandaluese në gjithë territorin e Prefekturës së Qarkut Tiranë, për tu paraprirë situatave të përmbytjeve të muajve të pritshëm të shirave.
Mbikqyrje dhe ndërhyrje në infrastrukturat e zonave kritike me premisa përmbytjeje dhe rrezikshmërie gjatë stinës së pritshme;
Gjendja dhe masat emergjente që duhet të ndërrmerren mbi rezervuarët dhe digat e tyre së bashku me përrenjt përbërës ;
Urat dhe akset rrugore në zonat e rrezikut etj.
Këto kanë qenë disa nga shqetësimet të Prefektes së Qarkut të Tiranës znj. Suzana Jahollari në takimin e rradhës të organizuar sot më datën 15 / 11 / 2018 me të gjithë parfaqësuesit e pushtetit vendor dhe strukturave shtetërore që veprojnë në qarkun e Tiranës.
Në këtë takim Prefekti Qarkut Tiranë, shprehu angazhimin dhe gadishmërinë e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë për bashkëpunim sa më të ngushtë dhe efikasë lidhur me planifikimin dhe planizimin e emergjencave, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme dhe kryesisht në situatën e shirave të stinës së dimrit.