U zhvillua ceremonia e inagurimit të monumentit të “Shën Gjon Pali II”
November 12, 2018
Sot më 17.11.2018 Prefekti Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në Ceremoninë Përkujtimore të Ditës së Clirimit të Tiranës
November 17, 2018

Sot, më datë ‪15.11.2018, u zhvillua takim me të gjithë përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe strukturave shtetërore që veprojnë në qarkun e Tiranës

Masa parandaluese në gjithë territorin e Prefekturës së Qarkut Tiranë, për tu paraprirë situatave të përmbytjeve të muajve të pritshëm të shirave.

Mbikqyrje dhe ndërhyrje në infrastrukturat e zonave kritike me premisa përmbytjeje  dhe rrezikshmërie gjatë stinës së pritshme;

Gjendja dhe masat emergjente që duhet të ndërrmerren mbi rezervuarët  dhe digat e  tyre së bashku me përrenjt përbërës ;

Urat dhe akset rrugore në zonat e rrezikut etj.

Këto kanë qenë disa nga shqetësimet të Prefektes së Qarkut të Tiranës znj. Suzana Jahollari në takimin e rradhës të organizuar sot më datën ‪15 / 11 / 2018 me të gjithë parfaqësuesit e pushtetit vendor dhe strukturave shtetërore që veprojnë në qarkun e Tiranës.

Në këtë takim Prefekti Qarkut Tiranë, shprehu angazhimin dhe gadishmërinë e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë për bashkëpunim sa më të ngushtë dhe efikasë lidhur me planifikimin dhe planizimin e emergjencave, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për çdo situatë emergjente të mundshme dhe kryesisht në situatën e shirave të stinës së dimrit.

Comments are closed.