Sot më datë 01.06.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari bëri një inspektim në terren për të parë nga afër masat e marra nga Bashkia Vorë për heqjen e mbetjeve urbane përgjate lumit Tirana. Znj. Jahollari vuri në dukje masat që duhen marrë nga strukturat e Drejtorisë Rajonale e Ujitjes e Kullimit dhe Bashkisë Vore për bashkëpunim dhe koordinim të punës për pastrimin e thellimin e shtratit të lumit në ditet në vijim.