Sot më datë 03.04.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, zhvilloi një takim me Drejtorin e Shtëpisë Botuese të Teksteve Mësimore (BOTEM), Z. Isuf Neli. Në takim u diskutua mbi rëndësinë e botimeve cilësorë në fushën e arsimit dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional. Kjo Shtëpi Botuese publikon tekste për shkollat profesionale dhe për nxënësit minoritarë. Aktualisht ky institucion ka kaluar në varësi të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe është në proces ristrukturimi.