Sot, më datë 04.02.2020 Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të 76-vjetorit të masakrës së 4 shkurtit 1944 në Tiranë, nga Organizata Kombëtare për Dëshmorët e Lanç-it dhe Dëshmorët e Tjerë të Atdheut.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm, Zv/ministri i Mbrojtjes , kryetari i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ, Administratori i Njësisë Administrative Nr.5 Tiranë, përfaqësues nga Këshilli i Qarkut, si dhe profesorë të nderuar të historisë Shqiptare.
Aktiviteti filloi me fjalime të mbajtura nga të pranishmit si dhe pasoi me recitime nga nxënësit e shkollës Qemal Stafa si një kujtesë mbi këtë datë të shënuar historike.