Sot, më datë 04.04.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, priti në takim avokaten e shtetit znj. Juljana Çoma. Në takim u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të kryerjes së detyrave me ringritjen e Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë.