Sot më datë 05.03.2019 Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të përvjetorit të datës 5 mars 1998, në nderim të komandantit legjendar, dëshmorit të Atdheut, Adem Jasharit. U vendosën kurora lulesh në shenjë nderimi pranë bustit të komandantit legjendar, Adem Jashari. Në fjalën e mbajtur z. Jahollari, theksoi se duhet të jemi të bashkuar, e të punojmë fort në mënyrë që Kosova të vazhdojë rrugën e saj Europiane. Të pranishëm ishin Zv. Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, z. Agim Çaka, Zv. Ministri i Punëve të Jashtme, z. Çerkin Dukolli, Konsulli i Përgjithshëm i Ambasadës së Kosovës, z. Halim Krasniqi, Zv. Ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koco, përfaqësues të ambasadës së Kosovës, veteranë të luftës dhe familjar të dëshmorëve.