Sot më datë 05.11.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloi mbledhjen me Drejtorin e Drejtorisë së Privatizimit, Z. Alban Beqaj si dhe me ekspertë vlerësues lidhur me detaje teknike në procesin e konfirmimit të genplaneve për objektet shtetërore që privatizohen. Diskutimi i referohej disa parimeve bazë që duhet të respektohen në zbatim të VKM-së nr.926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”. Në takim u dakordësua për disa koncepte dhe disa parime bazë që duhet të respektohen në mënyrë që procedura e konfirmimit të genplaneve të ketë ecuri të kënaqshme.