Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloi takimin në lidhje me mbarëvajtjen dhe procedurën ligjore për mbledhjen e rradhës të KBU, Ishëm-Erzen
November 5, 2018
Më datë 07.11.2018 në Ferras të Qarkut Fier u organizua takim në lidhje me masat e marra për argjinaturat e kanaleve parësore të lumit Gjanicë
November 7, 2018

Sot më datë 05.11.2018 u zhvillua mbledhja lidhur me detajet teknike në procesin e konfirmimit të genplaneve për objektet shtetërore që privatizohen

Sot më datë 05.11.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari,  zhvilloi mbledhjen me Drejtorin e Drejtorisë së Privatizimit, Z. Alban Beqaj si dhe me ekspertë vlerësues lidhur me detaje teknike në procesin e konfirmimit të genplaneve për objektet shtetërore që privatizohen. Diskutimi i referohej disa parimeve bazë që duhet të respektohen në zbatim të VKM-së nr.926, datë 29.12.2014 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”. Në takim u dakordësua për disa koncepte dhe disa parime bazë që duhet të respektohen në mënyrë që procedura e konfirmimit të genplaneve të ketë ecuri të kënaqshme.

Comments are closed.