Sot më datë 08.06.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal të Ekstensionit Bujqësor z.Veis Selami. Në këtë takim u diskutua për realizimin e detyrave në funksion të përgjegjësive të Task-Forcës vendore në Qark për të mos lejuar mbjelljen e bimëve narkotike si dhe u përcaktuan personat përgjegjës ligjor për të kontrolluar monitoruar territorin në të gjithë qarkun Tiranë. Znj.Jahollari theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit kundër kësaj lufte ku objektivi është zero rrënjë kanabis në territorin e qarkut Tiranë.