Sot më datë 08.10.2018, pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, u zhvillua mbledhja e rradhës me administratën ku u prezantua analiza e punës 8 mujore e Sektorit të Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara.
Në këtë prezantim u paqyruan rezultatet e monitorimit të institucioneve të vetëqeverisjes vendore dhe atyre qëndrore, me qëllim përmbushjen e detyrimeve ligjore në zbatim të programit politik të këshillit të Ministrave, në nivel Qarku. Pasi u vlerësua informacioni dhe u diskutua në lidhje me problematikat e hasura më shpesh në rang qarku, znj. Jahollari dhe Sekretari i Përgjithshëm caktuan disa detyra dhe rekomandime në lidhje me hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë Institucioni i Prefektit për zgjidhjen sa më efikase të tyre.