Sot, më datë 15.04.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, priti në takim Këshilltarin e Kryeministrit për Çështjet e Sigurisë, z. Maksim Malaj. Në këtë takim u diskutua rreth rëndësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kontributit rreth çështjeve të sigurisë së vendit.