Sot më datë 16.04.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Agjensisë për Pushtetin Vendor në Ministrinë e Brendshme z. Bekim Murati. Në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe u diskutua për zgjidhjen e problematikave për ndarjen e kufinjve administrative territoriale mes Bashkise Tiranë dhe Bashkisë Vorë në zonën e Përroit të Limuthit.