Sot më datë 17.06.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Tiranë z. Flamur Kapllani. Në këtë takim u diskutua për realizimin e detyrave në funksion të përgjegjësive që ka kjo drejtori për sa i përket situatës së ndotjes që shkaktojnë në mjedis subjekte dhe operatorë të ndryshëm ekonomikë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Qarkun Tiranë, me qëllim ruajtjen e standardeve dhe përmirësimin cilësisë së jetesës se qytetareve si dhe për rolin e angazhimin në Këshillin e Basenit Ujor Ishëm. Znj. Jahollari theksoi se është me rëndësi forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e qëllimeve të përbashkëta në funksion te kryerjes me sukses të çdo detyre.