Sot, më datë 19.04.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, priti në takim Organizatën Kombëtare të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe Dëshmorëve të tjerë të Atdheut me në krye kryetarin e saj, z.Gjergji Velo. Në këtë takim u diskutua për mbështetjen dhe koordinimin e organizimeve që do bëhen nga kjo organizatë në kuadër të 5 Majit, ditës së dëshmorëve të Atdheut.