Sot më datë 24.06.2020 Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë koordinoi punën me Bashkinë Kavajë për pastrimin e vijës bregdetare. Ky aksion u realizua në zbatim të Planit të Veprimit të Pastrimit 2020 të hartuar nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me MTM. Në zbatim të këtij plani u pastrua vija bregdetare në zonën e Qerretit nga Hotel Brilliant deri tek Hotel Laguna Blu me distancë 1 km. Në aksion morën pjesë Z. Bashkim Haxhiu, Nënprefekti për Bashkitë Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Znj. Valbona Mustafa, Nënkryetare e Bashkisë Kavajë, mbi 50 punonjës nga Bashkia Kavajë, 10 punonjës nga administrata e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë. Qëllimi i aksionit ishte sensibilizimi i komunitetit për mbajtjen pastër të mjedisit dhe ambientit ku pushon.
Ky aksion është planifikuar të zhvillohet, dhe do të vijojë të monitorohet nga Insititucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, edhe në ditët në vijim.