Sot më datë 25.06.2020 ora 11:00 nga Prefekti i Qarkut , njëherësh dhe Kryetar i KMC-së të Qarkut Tiranë, zhvilloi mbledhjen e KMC-së Qarkut Tiranë me tematikë “Mbi marrjen e masave për parandalimin e përballimin e situatave emergjente verore për vitin 2020 në Qarkun Tiranë “.
Në takim morën pjesë anëtarët e KMC-së dhe përfaqësuesit e bashkive Tiranë, Kamëz, Vorë, Kavajë, dhe Rrogozhinë.
Nga strukturat përgjegjëse u raportua se masat paraprake për përballimin e emergjencave verore ishin marrë të plota. Në përfundim të takimit Prefekti i Qarkut Tiranë kërkoi realizimin e disa detyrave si më poshtë vijon :
-Hartën e Riskut në çdo bashki të Qarkut Tiranë.
-Situatën aktuale të standarteve të përmbushura nga Drejtoritë e Shërbimit Pyjor.
-Situatën aktuale të ekzistencës së grupeve vullnetare pranë çdo bashkie.
-Situatën aktuale të Planit të Masave nga çdo bashki e Qarkut Tiranë për përballimin e situatës së zjarreve gjatë periudhës së veres.
-Organizimin e bashkëveprimit ndërinstitucional si detyrim ligjor.