Sot më datë 25.9.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi mbledhjen e radhës ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës dhe Bashkisë Tiranë në kuadrin e proçesit të zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1108, datë 30.12.2015 “Për transferimin nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave te bashkitë të infrastruktures së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”. Ky takim u organizua në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Tiranë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për sa i përket rishikimit dhe dakordësimit të vlerave kontabël të njësive të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit. Në përfundim të takimit u lanë detyrat përkatëse për t’u zbatuar duke lënë të hapur mundësinë e një takimi me qëllim finalizimin e proçesit, për të cilin Pefekti i Qarkut Tiranë ofroi gadishmërinë për bashkëpunim.