Sot më datë 27.10.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari mori pjesë në takimin konsultues me publikun për planin vendor të zhvillimit në bregdet, të organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në plazhin e Spillesë, Bashkia Rrogozhinë. Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetarja e Bashkisë znj.Antonela Dedej, përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, strukturat vendore, përfaqësues të Ujësjellës Kanalizime Rrogozhinë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë, Kujdesi Shëndetësor, përfaqësues nga biznesi si dhe përfaqësues të komunitetit të Bashkisë Rrogozhinë.