Sot në datë 02.12.2021, Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë Vorë lidhur me një sërë problematikash që prekin disa fusha si:
📌Ecuria e procesit të Adresarit;
📌 Siguria e digave të ujëmbledhësave;
📌Rindërtimi i objekteve të dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019;
📌Menaxhimi i mbeturinave urbane dhe ndotja mjedisore nga hedhjet e pakontrolluara;
📌Mbarëvajtja e infrastrukturës së transportit.
Pjesa më e madhe e tematikave janë trajtuar dhe vazhdojnë të jenë aktive, si dhe u bë një bilanc i ecurisë. Gjithashtu u shkëmbyen ide lidhur me risinë e ndërtimit të linjës hekurudhore.