Me datë 13.08.2018 u inspektuan nga afër punimet për sistemimin e shtratit të Përroit të Limuthit. Si rezultat i një koordinimi të mirë nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë me Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Drejtorine e Bordit të Kullimit u bë e mundur ndërhyrja për sistemimin e shtratit të Përroit të Limuthit. Me vënien në dispozicion të Eskavatorit nga Drejtoria e Bordit të Kullimit dhe kontributin e firmës Gjikuria u arrit që për gjatë një jave të sistemohen 700 metra linear të shtratit të Përroit të Limuthit.