Me datë 02.08.2018 u zhvillua takimi ndërinstitucional pranë Ministrisë së Mbrojtjes, me pjesëmarrjen e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Z. Kollçaku; Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Z. Çako dhe Drejtorin e Përgjithshëm të PMNZSH, Z. Kristuli.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me vënien në gadishmëri të institucioneve për marrjen e masave parandaluese, sensibilizuese dhe reaguese për emergjencat civile sezonale me fokus parandalimin e zjarreve.