Me iniciativë të Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, pranë Hotel “Sandy Beach” në Kavajë, u organizua takimi i katërt i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit
June 25, 2018
Prefekti Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari, mori pjesë në mbledhjen e zgjeruar e Task Forcës Qëndrore
June 27, 2018

Sot u zhvillua takimi sensibilizues për masat kundra zjarrit për minimizimin e dëmeve nga zjarret

 

Sot më datë 25.06.2018 u zhvillua takimi sensibilizues për masat kundra zjarrit, me pjesëmarrjen;

Erind Bejko Drejtor i Drejtorisë së Emergjencave Civile i Bashkisë Tiranë

Ilir Xhanari, Komandanti i Stacionit të Drejtorisë së Mbrojtjes, Zjarrit dhe Shpëtimit, Tiranë

Ilir Mëngra, përfaqësues nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit,

Kastriot Skopeci, përfaqësues nga Administrata e Zonave të Mbrojtura,

Toni Beni, përfaqësues nga Policia Bashkiake

Julian Trifoni, përfaqësues i Bashkisë Tiranë

Idriz Daulli, përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë,

si dhe shefat e komisariateve të Qarkut Tiranë

Fillimisht Znj.Jahollari në këtë takim theksoi rëndësinë për minimizimin e dëmeve nga zjarret, eleminimin e zjarreve të qëllimshme, denoncimin e personave zjarrvënës, duke bashkëpunuar dhe bashkërenduar punën ndërmjet institucioneve si Policia e Shtetit, Bashkia Tiranë me institucionet vartëse, siç janë Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjenceva Civile në Bashki së bashku me njësitë administrative.

U kërkua që institucionet përkatëse të kryejnë detyrat sipas detyrimeve ligjore që ata kanë.

Motoja e punës  për të gjithë  strukturat duhet të jetë: parandalim-denoncim dhe tolerancë zero për cilindo zjarrvënës.

Për shkak se rreth 90% e zjarreve kanë qenë të qëllimshëm, si dhe nga pakujdesia, u kërkua një kontroll dhe monitorim i hollësishëm i territorit, me qëllim evidentimin, kapjen dhe ndëshkimin e autorëve sipas ligjit.

U kërkua nga institucionet të hartojnë një plan-kalendar me grafik, për organizimin e takimeve sensibilizuese me banorë, administratorët e njësive, punonjës të blegtorisë, forca vullnetare etj.

Sensibilizimi i banorëve përbën një rëndësi të madhe dhe në këtë takim u kërkua një ndryshim rrënjësor, në krahasim me situatën problematike të vitit 2017.

Znj. Jahollari u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve në këtë takim të angazhohen totalisht, duke bashkëbiseduar me banorët, ndëshkuar zjarrvënësit dhe ndarja e përgjegjësisë për çdo zonë duke caktuar njerëz për ndjekjen e situatës në vazhdimësi.

Evidentimi i hartave për zonat e nxehta dhe detyrimi ligjor i sejcilit për të mos u përsëritur situata e vitit të kaluar.

U la si detyrë që institucionet të dërgojnë çdo të premte raport për masat kundra zjarrit, numrat e kontakteve të personave përgjegjës dhe probleme të tjera.

Në takim u theksua se evidentimi i zjarrvënësve paraqet vështirësi si për shkak të terrenit të zgjeruar, ashtu dhe numrit të kufizuar të punonjësve në terren.

Për këtë u kërkua evidentimi i personave me precedentë, ndërgjegjësimi i tyre, si dhe një fushatë mediatike me qytetarët për kujdesin që duhet të bëjnë për ruajtjen dhe mbrojtjen e pyjeve.

Strukturat e Policisë së Shtetit duhet të intensifikojnë punën e tyre për parandalimin dhe kapjen e personave zjarrvënës.

Comments are closed.