Takim i 12 Prefektëve të Qarqeve të RSh në Prefekturën e Kukësit dhe në Komumën e Prizrenit në datë 08 qershor 2018. Qëllimi ishte diskutimi i problematikave , shkëmbimi i eksperiencës dhe bashkëpunimi sidomos në fushën e turizmit dhe të kulturës.Vizita zyrtare u bë në prag të festës jubilare të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. U zhvillua vizita në ambjentet ku u mbajt Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit si dhe në objekte të tjera të kulturës. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, deputetë të Parlamentit të Kosovës, Ambasadori i RSh në Kosovë z. Qemal Minxhozi dhe prania e medias vendase.