Prefekti i Qarkut Tiranë së bashku me drejtuesit e pushtetit vendor në Kavajë e Rrogozhinë dhe përfaqësuesit e disa institucioneve të tjera qëndrore zhvilloi sot takimin e radhës koordinues për trajtimin e çështjeve të ndryshme që lidhen me mbarëvajtjen e sezonit turistik. Të dyja këto bashki kanë një vijë bregdetare të konsiderueshme dhe të frekuentuar nga turistë të shumtë çdo vit. Pritshmëritë janë që këtë verë të ketë një dyndje me pushues drejt vendit tonë prandaj duhet të marrim të gjitha masat e domosdoshme për t’u siguruar që gjithçka do të shkojë shumë mirë.