Referuar Urdhrit 561- Për marrjen e masave për parandalimin e infeksionit COVID-19 për punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare”, Prefekti i Qarkut Tiranë z. Afrim Qëndro në bashkëpunim me Operatorin e Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, zhvilloi një takim monitorimi dhe sensibilizues me Bashkitë Kavajë e Rrogozhinë dhe me drejtues të drejtorive kryesore të këtyre bashkive. Qëllimi i këtij takimi ishtë rëndësia e vijueshmërisë së procesit të vaksinimit në administratë dhe tek operatorët ekonomik.