U zhvillua sot, datë 12.9.2018, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë, takimi lidhur me proçesin e zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1108, datë 30.12.2015 “Për transferimin nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave te bashkitë të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës, dhe nga të gjitha bashkitë e Qarkut Tiranë. Në takim u vendos që t’i kërkohet Ministrisë së Financave asistencë lidhur me zgjidhjen e problemeve financiare të cilat janë e vetmja pengesë për finalizimin e proçesit.