Prefekti i Qarkut Tiranë z.Afrim Qëndro zhvilloi takimin e radhës të Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, me përfaqësuesit e bashkive, kryetarin e Këshillit të Qarkut Tiranë, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe të disa OJF-ve, për një koordinim më të mirë të punës mes të gjithë aktorëve dhe faktorëve që janë të përfshirë në këtë betejë të vazhdueshme. Problem është sidomos përfshirja dhe shfrytëzimi i të miturve në punë, në trafikun e drogës dhe ekspozimi i tyre ndaj aktiviteteve të tjera të paligjshme.
Prefekti i Qarkut Tiranë inkurajoj fort të gjitha institucionet vendore të luajnë një rol proaktivë me te gjitha strukturat e tyre dhe njohjet që kanë në terren, për të mbajtur larg trafikimit këdo e sidomos fëmijët, pasurinë tonë më të çmuar.