Nisur nga impenjimi maksimal i të gjithë aktorëve që ishin pjesë e aksionit të zhvilluar nga data 16-22 Prill 2018 në kuadër të nismës “Pastrojmë Tokën që Duam” i cili rezultoi i suksesshëm dhe me rezultate konkrete, Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë më datë.04.05.2018 organizoi takimin përmbyllës dhe falenderues për secilën strukturë.
Në këtë takim u diskutuan rezultatet e arritura dhe puna e kryer u tregua që nuk jemi aq larg vullnetit dhe përgjegjëshmërisë për të bërë punë të mira dhe ndërgjegjësuese për Qarkun, madje me pak koordinim ky është një shembull i mirë i cili mund të përsëritet shumë shpejt, prandaj nga ana e pjesëmarrësve u kërkua që në vijimësi të kësaj që realizuam, secili të përgatisë një Plan-Veprimi për çdo Bashki. Me plan masash konkrete, me të dhëna të sakta, për të cilat mund të realizojmë një takim të dytë që më pas të përcaktojmë datat për operim në terren