Sot në datë 04.03.2019 u zhvillua takimi rajonal në nivel qarku, për sensibilizimin e komunitetit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2019.Në këtë takim morën pjesë:
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Kastriot Skënderaj, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, përfaqësues të tjerë nga Drejtoria Vendore e Policisë, Andi Seferi, Nënkryetar i Bashkisë Tiranë, Erindi Bejko Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi, Koordinim të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile në Bashkinë Tiranë, përfaqësues nga institucionet anëtarë të Task-Forcës Vendore, si dhe përfaqësues nga Bashkitë dhe Njësitë Administrative të Qarkut Tiranë.
Në fund të këtij takimi, pasi u evidentuan rezultatet e arritura, u la si detyrë që të punohet me të njëjtin intensitet për sensibilizimin e banorëve, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.