Takim sensibilizues mbi Antitrafikimin e Qënieve Njerëzore
October 19, 2017
Raportime për gjendjen e përgjithshme të prefekturave
November 22, 2017

Tirana feston 73-vjetorin e çlirimit

Me rastin e 73-vjetorit të Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë, Prefektja Suzana Jahollari, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kryetari i Qarkut dhe Këshillit bashkiak, Aldrin Dalipi, ministra, deputetë, përfaqësues të qeverisë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, si dhe dhjetëra veteranë të Luftës Nacional-Çlirimtare, morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të kësaj dite dhe sakrificës që mijëra të rinj dhe të reja bënë për çlirimin e kryeqytetit. Në shenjë mirënjohje dhe nderimi, për të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës, si dhe për ata qindra të tjerë që u bënë pjesë e luftës antifashiste, në monumentin e “Ushtarit të Panjohur” u vendosën kurora me lule.

Në fjalën e saj, Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, shprehu mirënjohjen për sakrificat e të rinjve dhe të rejave dhe të gjithë popullit të Tiranës në luftën ndaj pushtuesit, ndërsa apeloi për më shumë bashkëpunim dhe harmoni.

Veliaj shprehu mirënjohjen për sakrificat dhe veprën që të rinjtë e të rejat bënë për çlirimin e kryeqytetit dhe njëkohësisht familjet tiranase që hapën dyert e mikpritjes.
Ai u shpreh se në këto kohë, çdo qytetar do të duhet të japë kontributin e tij, duke punuar për qytetin, për komunitetin dhe për një të ardhme më të mirë.

Nisur nga shembulli pozitiv që dhanë të rinjtë dhe të rejat e këtij qyteti gjatë luftës për çlirimin e Tiranës, Veliaj theksoi se vendi ka ende nevojë për këta heronj të panjohur që japin kontributin e tyre çdo ditë që vendi ynë të bëhet më i mirë.

Kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi theksoi se “në 73 vjetorin e çlirimit të Tiranës, kujtojmë me mirënjohje dhe nderime, sakrificën e mijëra të rinjve dhe të rejave për çlirimin e kryeqytetit dhe njëkohësisht familjet tiranase që hapën dyert e mikpritjes”.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, vlerësoi veprën heroike të gjithë atyre që luftuan për çlirimin e kryeqytetit dhe kërkoi prej të gjithëve që të punojnë për një Shqipëri Europiane.

Në këtë ditë të shënuar për kryeqytetin, u organizuan një sërë aktivitetesh për të përkujtuar këtë ngjarje historike.

Comments are closed.