Sot, më datë 28.05.2019, punonjës të sektorit të Emergjencave civile si dhe sektorit të Urbanistikës pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me përfaqësues të Drejtorisë së Emergjencave Civile nga Bashkia Tiranë si dhe me Administratorin e Njësisë Administrative Krrabë, verifikuan situatën e një masivi shkëmbor duke marrë shkas nga ankesat e banorëve të kësaj zone. Situata duket kritike dhe e paqëndrueshme.Për një zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj situate do merren masa paraprake për përcaktimin e perimetrit të sigurisë dhe rrethimin e tij, lajmërimin e banorëve që janë potencialisht të prekshëm në rast rreziku, si dhe strehimin e tyre nëse do jetë e nevojshme. Do vihen në dijeni të gjithë personat përgjegjës për menaxhimin e menjëhershëm të kësaj situate deri në zgjidhjen më efektive të saj.